19 shënime për 19 ditët e fushatës për zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni

0
66
19 shënime për 19 ditët e fushatës për zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni

Dita 1 | #lokaletmk2017

Kush jan kandidatat ma t’mir? T’juvt a? A? S’pe dini a? Çe une gjiksi ju kallxoj. Kandidatat ma t’mir jan ata që ti, burrë i botës ose grue planetare, i kishe votu edhe mu pas kan n’dëni parti qetër. Ngone gjiksin se gjiksi shpesh ja çillon.

– Noam Çomski, gjiks

Dita 2 | #lokaletmk2017

Politikanë të nderuar, mës hani mish gjatë fushatës zgjedhore se tana po hanu mish nërmet veti. Çat mish për shemëll jepjani popllit. Ama shti, naaalnu–naaalnu, mës ja jepni bash dorë më dorë xhinve, se muni me hangër burgin çi banne ju me hesap dillin mo n’at dunja e shifni…

Merne at mish e jepjani dikujt që t’va jape dikujt, ama pa listë dhe pa kërkesë për me votu për juve. E çeçeshtuçe.

A ju vet domethan mës hani mish çeto 20 ditë se tane pu hanu mish nërmet veti.

Dita 3 | #lokaletmk2017

Nga të thënat në të bërë na qëndron një “s’po di pi ku mi ja nis” i tërë.

Dita 4 | #lokaletmk2017

Portokallat jan të mirë, po duhet mi shtridh ose mi çeru. Une për veti kur ha portokall veç e pres n’di xhisa edhe e shtridhi. Nime po bana berbat, ama bile po knaçna.

Në emër të popullit dhe për popullin! Studio?

Dita 5 | #lokaletmk2017

Asnjë parti politike nuk doli të thotë “o popull, kandidatët ma t’mir i kemi deri në numrin kaq. Mos na jepni ma shum se kaq kandidatë! Pjesën qetër të kandidatve e kemi me mush listën veç.”

Mirpo, me kshir holl e holl, po me ba vaki me than çashtu, ku pe di be njeri, nashta prishët dunjaja? A e dini shka, hajt lene ma mir çeshtu çish ‘a. Mës e thuni ma mir, se pu naj prishni dunjajën. Ma mir çeshtu keç se hiç.

Na pe zam se s’pe dim çi e dini, kurse ju zinne se s’pe dini çi e dim.

Dita 6 | #lokaletmk2017

E nderuara popullatë, pse partitë politike po mledhën edhe pi artikullojn kërkesat e veta, a na poplli veç imi tu nejt? Hajt pu mledhmu edhe na populli, e majm ni miting edhe i artikullojm edhe na kërkesat tona. Hajde livritni pak. Sha pu thuni?

Dita 7 | #lokaletmk2017

Ngoni tekha vllazni, kur t’hin laknave kto tont, kshirni arsyetoni diçish. Xheni dishka nër tok e përmi tok e çitni pi lloçit; ndërkaq, kur dushmanve ton t’ju nodhe dishka, paaak dishka me gabu, banne t’madhe edhe mufshi kejtve kallxojuni. Si rrjedhojë, ata dë ta hupin vetbesimin, kurse na bammu ma t’fort. Shka? E vërteta? TI, SHOÇ, SHKA KI DISHIME SE NA NUK JEMI ME TË VËRTETËN, TI MUNËSH LIRISHT ME SHLU MLEDHJEN, edhe as mës t’pafshmi, as mës t’njefshmi! Hajde shkepja pi ktu. Mërrsh!

Kshirni tekha edhe pak ju vllazni & motra shka ini hala n’mledhje, ta dini se çet fore nuk e hajn kejt, ama munonu ju ta hajn sa ma shum vet. A jam i qartë, vllazni & motra medicinale?

– Donald Tramp, i spiunuar nga Wikileaks

Dita 8 | #lokaletmk2017

A ban me dit kush e pruni çet traditën n’mitingin e partijës ton me shku tont, ndërsa n’mitingin e partijës qetër ato qert t’vetët, domethan sicëlli n’mitingin e partijës vet?

E po mir be plasçja i raft po une e di shka kan me than partija jeme, e pse pro me shku n’miting t’partijës teme? Une për veti nuk pu shof llogjik çetu. Llogjika thot çi ish dasht me shku n’miting t’partijës qetër, çi me kuptu fshar koncepti kan ato qert edhe tana me votu sipas një gjykimi ma objektiv.

Shënim. A ka munsi dikush mem kallxu mës i kam hup lidhjet me realitetin? Ama drejt mem kallxu: domethan ja une, ja bota. Njani po…

Dita 9 | #lokaletmk2017

Kërkesat e popullit duhet të jenë proporcionale me kërkesat e subjekteve politike.

Dita 10 | #lokaletmk2017

Shikuar numerikisht, sot kryhet gjysma e fushatës, mirëpo në politikë jo çdo gjysmë është gjysma. Ndonjëherë gjysma tjetër, ose madje gjysma e gjysmës tjetër, është shumë më e madhe se kjo e deritanishmja. Nuk është simetrike. Prandaj, derisa ata të tjerët, politikanët, po nxehen, është koha ne, populli, të shkruajmë nxehjet, që edhe pas fushatës të takohemi dhe me ftohtësi t’ua përkujtojmë t’i bëjnë ato gjëra që i kanë premtuar duke qenë të nxehur.

Kjo do të duhej të ishte detyra e popullit të zgjuar. Populli i zgjuar nuk nxehet në të thatë “s’kini ba gurxha”, “kejt llopova ini”, “veç për vejti pu kshirni” etj., por me ftohtësi u duhet kërkuar afati i mbarimit të premtimeve. E politikanët parimisht janë inteligjentë dhe në këtë mënyrë do ta kuptonin se kanë të bëjnë me popullatë të vetëdijesuar.

Shënim. O ndihmoni ta përmirësojmë këtë të thënë, o ndihmoni ta shpërndajmë tutje që të mbërrijë te të gjithë të duhurit. 🙂

Dita 11 | #lokaletmk2017

Aj ni duartrokitje për kejt politikant zemërmirë që po dinë me lexu si burra/gra! 👏👏👏 Hallall ju koft! Pasha qetapin hallall! Se mu kaka pis gzimi. Po kjo çështja e të lexuarit mirë, po kjo është çështje e madhe, more he heeeeeej.

O Zot, o Zot! Mos Zot ma keq! Ah, konop, he konop! N’konop i kisha verr, mir amo si t’ja nisni tana “jo pirinati po naj ban”, “pu na verr veç pse po munësh”, “hajt se bile me lexu dët msomu”, “pash qetapin falnaj edhe ksaj here”, a mue edhe m’kini xhet zemërlisht, me ba me ju pa tu kajt lishtona edhe une, edhe e la kejt tane e la.

Shënim. Shikues të nderuar, tëm falni se edhe une as natan, as n’ketan, mir amo jum tu u munu me kry operacione pa dhimbje ose bile me sa më pak dhimbje! Hallall edhe mue m’koft për çet empati madhështore që jam tue ushtrue.

Dita 12 | #lokaletmk2017

Sot nuk kam diçka të veçantë për të thënë. Nuk është patjetër të jetë gjithnjë me të veçanta. Sot po them diçka më të përgjithshme: O Zot, mundësoja popullit të dijë të kërkojë sa më shumë punë; dhe o Zot, mundësojua kandidatëve t’i realizojnë premtimet e tyre. Amin!

Dita 13 | #lokaletmk2017

Zoti va dhasht kejt t’mirat atine udhheqsave që kanë guzzim me ju than atinve t’vetve: ti, shoçi i jem i idealit, shoç t’kam, edhe mir që t’kam n’parti, mir amo kundërkandidati jot asht ma i mir se ti. Rri truse çati ksaj here, e herën qetër ja banu ma i mir ja pët ndrroj kejt, pët ndrroj! Pe përsëris: kush munët çeket fjali me than, pi Allahit i ardht shka asht ma e mir n’ket dunja dhe n’qetrën. Amin! I kisha lut lexust krejt nja ka nja me than “amin”. Shumë ju falemnderit!

PYETJE: Kush do ta mushe çet ven t’shprazt të të uruarit dhe si rrjedhojë t’i shkojn kejt t’mirat?

Dita 14 | #lokaletmk2017

Liderin politik respektoje, ndihmoji, bashkëpuno, votoje, por asnjëherë –– lexo mirë: asnjëherë –– mos i duartrokit deri në skuqje të duarve dhe mos e duaj tepër. Po pse? Sepse lideri, për hir të politikave a strategjive të mëdha partiake, mund të bëjë kompromise që për ty janë të papranueshme, e pastaj mund të zhgënjehesh e të biesh në skëterrë!

Dita 15 | #lokaletmk2017

Ekzistojnë 6 kalibra për klasifikimin e politikanëve:

  1. njohja e shkronjave
  2. shkathtësia për të lexuar
  3. shkathtësia për të folur
  4. njohja e njerëzve
  5. identifikimi i problemeve

Ndërsa në kalibrin 6 ndahen në dy pjesë: grupi i parë të gjashtën e kanë zgjidhjen e problemeve, kurse grupi i dytë nën gjashtë e kanë zgjedhjen e problemeve.

Sill ndër mend ndonjë politikan. Shoshite nëpër këtë klasifikim. Nëse politikani që ke në mendje nuk plotëson 5 kushtet e para, mos ia jep votën. E nëse i plotëson pesë të parat, gjithqysh jepja votën, sidomos nëse nën gjashtë e ka zgjidhjen e problemeve…

Dita 16 | #lokaletmk2017

Në një shoqëri normale roli i politikanit është teknik, i minimizuar, shërbyes. Raporti i lartësimit të politikanit është i zhdrejtë me mirëqenien e njerëzve përkatës. Pra, sa më i lartësuar politikani, aq më pak mirëqenie njerëzit. Mirëqenia përfshin financat, arsimimin, kulturën, besimin dhe rehatinë e përgjithshme.

Në një shoqëri normale i lartësuar është mësuesi, shkencëtari, artisti, bamirësi e i mirësjellshmi.

Kisha dasht edhe ju teleshikues të nderuar të shfaqni mendimin tuaj se a pajtonu a jo dhe pse po/jo…

Dita 17 | #lokaletmk2017

Luten liderët partiakë të na tregojnë për çka mund të merren vesh ndërmjet vete. Ose të paktën të na tregojnë se për çka nuk mund të merren vesh. Të fala minderit!

Dita 18 | #lokaletmk2017

Është përhapur tradita e kritikimit të politikanëve, e populli po lihet i paprekur. Edhe populli duhet të kritikohet:

– duhet të kritikohet populli që nuk voton, duke e pasur të drejtën;

– duhet të kritikohet populli që nuk i kritikon politikanët;

– duhet të kritikohet populli që i shan politikanët dhe që i etiketon me akuza të ulëta (duhet ta dijë se politikani si person nuk i ka bërë asgjë, po si funksionar – e funksionarit duhet t’i përmenden vazhdimisht premtimet që i ka dhënë, por jo të shahet!);

– duhet të kritikohet populli që nuk i di problemet e shtëpisë së vet, të mahallës së vet, të lagjes së vet e të qytetit të vet…; dhe

– duhet të kritikohet populli që nuk voton, duke e pasur të drejtën;

Dita 19 | #lokaletmk2017

Dita e fundit e fushatës zgjedhore…

Për cilën parti duhet të votojë populli? Populli duhet t’i pyesë politikanët se kë do të votonin në vend të vetes dhe nën këto rregulla kush do të fitonte duhet të jetë i votuar edhe nga populli…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here