6. Për mirësim

0
466
6. Për mirësim

Të nderuar lexues! Përmes projektit “Për mirësim” do të mundohemi të tregojmë një rrugë se si njeriu mund të bëhet i mirë. Ky projekt është një tërësi parimesh që duhet zbatuar, me plan që njeriu të përfitojë vlera të mira universale. Projekti është i hapur për secilin të propozojë parime, e ato botohen pasi të miratohen, mirëpo në mënyrë anonime.

1. Parimi i parë: Të nxëmë dituri!

Nxënia e diturisë të bëhet në mënyrë sistematike. Pra, edhe në qoftë pak, po përditë! (2 #janar2017)

2. Parimi i dytë: Ta zvogëlojmë të keqen!

Në mos paçim mundësi ta largojmë gjithë të keqen, të paktën të mundohemi ta zvogëlojmë! (8 #janar2017)

3. Parimi i tretë: T’i nderojmë njerëzit!

Me nderimin që ua bëjmë njerëzve ia bëjmë me dije vetvetes dhe të tjerëve se ne jemi në një shkallë të lartë të mirësisë dhe me të i ftojmë edhe ata të na bashkëngjiten! (14 #janar2017)

4. Parimi i katërt: Të kemi integritet!

Duke pasur integritet, që paraqet tërësi vlerash morale, bëhemi njerëz të mirë, sepse atëbotë ai na bëhet udhërrëfyesi ynë në rrugëtimet tona të ndryshme në jetë, e jo trendet e ndryshme devijuese në shoqëri. (20 #janar2017)

5. Parimi i pestë: Të bëhemi të përgjegjshëm!

Të qenët i përgjegjshëm, asgjë tjetër mos qoftë, është vija ku fillon e mira dhe ku mbaron, po ashtu. Pra, përgjegjshmëria është garancia e njerëzve të mirë se cilado marrëveshje për të cilën është rënë në ujdi do të zbatohet në përpikëri. (26 #janar2017)

6. Parimi i gjashtë: Të mos ngutemi!

Ta bëjmë vlerë që të mos ngutemi në raport me njerëzit. Kur do të bëhej praktikë e shpeshtë, mbase do të ishte shumë punë e lehtë, pra thjesht të vëmë një filtër sa herë që na vjen për t’i thënë dikujt diçka keq pa e analizuar. Ky parim, për më tepër, fillimisht na edukon për të mos u bërtitur njerëzve dhe për t’i zgjedhur fjalët që do t’ua themi. (5 #qershor2017)

7. Parimi i shtatë: Të kemi mirëkuptim!

Është e pranuar nga të gjithë se duhet të kemi vlerat e caktuara në raport me njerëzit, mirëpo nuk duhet harruar as edhe faktin se jemi njerëz dhe si të tillë gabojmë. E duke qenë se të gjithë gabojmë, nga të gjithë, po ashtu, kërkohet që të kemi mirëkuptim ndaj atyre që na kanë shkaktuar ndonjë dëm, kuptohet në bazë të asaj që dëmi të mos jetë bërë i madh, pa qëllim dhe pa pasoja të mëdha. (20 #dhjetor2017)

Parimi i tetë: Të debatojmë në mënyrën më të mirë!

Të kemi parasysh që në debat të hyjmë për të përfituar zemrën, kuptohet pasi të kemi dhënë argumentet tona. T’i qasemi me vetëmohim çdo debati. Të sillemi mirë e me mirëkuptim ndaj bashkëbiseduesit dhe gjithnjë të kemi parasysh gjendjen emocionale të tjetrit. (21 #shkurt2018)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here