5. Një fjalë sa një pikturë

0
273
5. Një fjalë sa një pikturë

Të nderuar lexues! Përmes projektit ‘Një fjalë sa një pikturë’ do të mundohemi të bëjmë pasurimin e fjalorit të intelektualëve të rinj me koncepte të ndryshme. Ato mund të jenë me domethënie të gjerë, të veçantë apo të rrallë. Ideja është e atillë që listohen fjalë dhe bashkë me to jepet edhe shpjegimi përkatës. Në këtë projekt nuk merret parasysh autorësia e prurjeve. Pra, nëse ndokush ka dëshirë të sjellë fjalë, ato do të merren në konsideratë në mënyrë anonime.

#1 – 1 janar 2016

DISKRECION – Aftësia për t’u sjellë në atë mënyrë që nuk shkakton turpërim apo pa tërhequr shumë vëmendje, veçanërisht duke mos shpalosur informacione.

#2 – 1 shkurt 2016

INTELIGJENCË EMOCIONALE – Aftësia për të qenë i vetëdijshëm e për t’i kontrolluar emocionet e tjetrit dhe për t’i mirëmbajtur marrëdhëniet ndërpersonale në mënyrë të arsyeshme dhe empatike.

#3 – 7 mars 2016

EMPATI – Aftësia për t’i ndarë ndarë ndjenjat a përvojat e dikujt tjetër duke e përfytyruar se si do të ishte po të ishte në gjendjen e tyre.

#4 – 5 prill 2016

INTUITË – Aftësia e njeriut për ta njohur e për ta kuptuar realitetin drejtpërdrejt e pa ndërmjetësinë e arsyetimit, në bazë të përvojës e të dijeve të grumbulluara që më parë; aftësi për të kapur diçka menjëherë e drejt, për ta nuhatur shpejt e me mprehtësi në bazë të përvojës së fituar.

#5 – 1 maj 2016

NDIJIM – Pasqyrimi në vetëdijen e njeriut i vetive të caktuara të sendeve e të dukurive të botës objektive, që veprojnë mbi organet e shqisave. Ndijime pamore (dëgjimore). Ndijim i të prekurit (i shijes…).

#6 – 1 qershor 2016

VETËMJAFTUESHMËRI – Të qenët i mjaftueshëm në vetvete. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht largim nga të gjithë, po është ajo gjendja kur të tjerët i sheh si shtesë e mirë për mirëqenien tënde, e jo si domosdoshmëri për të.

#7 – 7 korrik 2016

KATARSË – Procesi i çlirimit të emocioneve të rënda përmes një veprimtarie a përvoje, siç është arti – të shkruarit, të pikturuarit, të kënduarit, të aktruarit etj.

#8 – 14 gusht 2016

SKRUPULL – Ngurrimi e përmbajtja për të vepruar a për të mbajtur një qëndrim, që vjen nga druajtja se mos bëjmë diçka në kundërshtim me rregullat e moralin, një padrejtësi a një punë të keqe.

#9 – 3 #shtator2016

PRONOJË – Gjendja kur mendon se diçka e mirë do të të ndodhë. E kundërta e fjalës ‘paranojë’.

#10 – 2 #tetor2016

TRANSCENDENCË – Përjetim përtej nivelit normal ose fizik.

#11 – 1 #nëntor2016

FILOKALIZËM – Të shohësh bukurinë në gjithçka.

#12 – 1 nëntor 2017

ERUDICION – Njohuri e dije të thella në një fushë ose në disa fusha të shkencës, të kulturës e të jetës, që fitohen duke studiuar burime të ndryshme të shkruara, dokumente etj. dhe nga përvoja jetësore.

#13 – 14 nëntor 2017

DELIKATESË – Të qenët delikat; sjellje a veprim me kujdes e me takt të veçantë, me edukatë të mirë e me kulturë; sjellje e hollë.

#14 – 10 dhjetor 2017

KARMA – Dukuria që nënkupton se efektet e veprimeve të njeriut ia përcaktojnë fatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here