1. Pasurimi i shqipes me fjalë

0
402
1. Pasurimi i shqipes me fjalë

Të nderuar dashamirë të gjuhës shqipe! Në projektin Pasurimi i shqipes me fjalë do të mundohemi të shpikim fjalë të reja. Nëse mendon se ndonjë fjalë e caktuar duhet të jetë në fjalorin e gjuhës sonë shqipe, ma dërgo këtu bashkë me përkufizim përkatës. Me gjithë emrin e mbiemrin tënd. Do të kihet parasysh autorësia e çdo përpjekjeje.

1. LIBROTEK/Ë, ~A

Përkufizimi: Fjalë e barasvlershme me BIBLIOTEK/Ë, ~A.
Autor: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam
Data e botimit: 07.08.2013

2. PAMËNG/Ë, ~A

Përkufizimi: Fanellë pa mënga, që i ka krahët deri poshtë supeve e mbi bërryl.
Autor: Arsim Jonuzi
Data e botimit: 18.08.2013

3. RAFTIM, ~I

Përkufizimi: Procesi i vënies së gjësendeve në raft (dollap); si folje: RAFTOJ.
Autor: Bejadin Ameti
Data e botimit: 20.08.2013

4. LYPSIQAR, ~I

Përkufizimi: Metasinonim i fjalës “lypës”. P.sh.: “Lypsiqarët e Shkupit”.
Autor: Kim Mehmeti
Data e botimit: 07.09.2013

5. FLETËNUMËROR, ~I

Përkufizimi: Tërësia e numrave telefonikë që i kemi të regjistruar në celular.
Autor: Arsim Jonuzi
Data e botimit: 13.09.2013

6. BUZËQARJ/E, ~A

Përkufizimi: E kundërta e përkufizimit ekzistues të “buzëqeshjes”.
Autor: Iljasa Salihu
Data e botimit: 30.09.2013

7. PASKAJ, ~I

Përkufizimi: Pafundësi.
Autor: Shqipe Palloshi
Data e botimit: 16.10.2013

8. SHION

Përkufizimi: Bie shi.
Autor: Semrane Rramani
Data e botimit: 27.10.2013

9. KËNGËSHKRIM, ~I

Përkufizimi: Teksti i një kënge.
Autor: Arsim Jonuzi
Data e botimit: 08.11.2013

10. KRYEHERËSI, ~A

Përkufizimi: Ezel; paraekzistencë. Periudha para se të ekzistonte materia.
Autor: Ilmi Rexhepi
Data e botimit: 25.11.2013

11. MESVIZIM, ~I

Përkufizimi: I vë vijë/vizë në mes një fjale/fjalie.
Autor: Arsim Jonuzi
Data e botimit: 30.11.2013

12. FATZEZËSISHT

Përkufizimi: E kundërta e fatbardhësisht.
Autor: Iljasa Salihu
Data e botimit: 05.12.2013

13. PRINDËRIM

Përkufizimi: Të qenët prind; të përkujdesesh për fëmijën tënd.
Autor: Elmaz Fida
Data e botimit: 07.12.2013

14. PENËPUSHIM, ~I

Përkufizimi: Kur ke vendosur për një kohë të mos shkruash, ngjashëm me armëpushimin kur palët ndërluftuese merren vesh të mos gjuajnë me armë a me ndonjë gjë që do ta prishte qetësinë dhe do ta lëndonte dikë.
Autor: Iljasa Salihu
Data e botimit: 23.12.2013

#15. ANGELOID, ~I

Përkufizimi: Gjysmë-njeri, gjysmë-engjëll.
Autor: Fahredin Shehu
Data e botimit: 25.12.2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here