Cilit dishepull do t’i takojnë Sekretet e Traditës?

0
174
Cilit dishepull do t’i takojnë Sekretet e Traditës

Autor: Paulo Koelo

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi | 30 tetor 2017

 

Një mjeshtër Zen kishte qindra dishepuj (nxënës). Të gjithë luteshin në kohën e duhur, përveç njërit. Ai gjithnjë ishte i dehur.

Mjeshtri po plakej, e disa nga dishepujt e virtytshëm nisën të hamenden se kush do të ishte udhëheqësi i grupit, gjegjësisht cilit do t’i jepeshin Sekretet e Rëndësishme të Traditës.

Megjithatë, një natë para se të vdiste, mjeshtri thirri dishepullin e dehur dhe ia zbuloi të fshehtat. “Sa turp!”, kishin reaguar të tjerët. “Ne si duket kemi flijuar veten për mjeshtrin e gabuar – për atë mjeshtër që nuk mund t’i vërejë cilësitë tona.”

E mjeshtri që ishte pranë vdekjes u kishte thënë: “Duhej t’ia kaloja këto të fshehta një njeriu që e njihja mirë. Të gjithë dishepujt e mi janë të virtytshëm, mirëpo ua di vetëm cilësitë. E kjo që ua di vetëm anët e mira, e jo edhe të këqijat, është e rrezikshme. Kaherë pikërisht nën lëvozhgën e virtytit qëndrojnë cene si fodullëku, sqima e jotoleranca. Së këndejmi, zgjodha dishepullin që e njoh mirë, gjegjësisht që ia njoh edhe të metat.”

Kush ka nevojë për këtë rrëfim?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here