A mos po ndihesh e padobishme?

0
741
A mos po ndihesh e padobishme

Pyet lulen në fushë: A po ndihesh e padobishme? Në fund të fundit, ti thjesht bën lulet e njëjta çdo ditë. E lulja do të të përgjigjet: Unë jam e bukur. Bukuria është arsyeja e të jetuarit tim.

Pyet lumin: A po ndihesh i dobishëm, duke qenë se thjesht nuk po resht së rrjedhi në kahun e njëjtë? E lumi do të të përgjigjet: Nuk po përpiqem të jem i dobishëm. Po përpiqem të jem lumë.

Së këndejmi, asgjë në këtë botë nuk është e padobishme në Shikimin e Zotit. As edhe gjethi kur bie, as edhe një qime nga flokët e tua, as edhe kur vdes një insekt – asnjë prej këtyre nuk është e padobishme! Çdo gjë ka arsyen e vet pse (nuk) ekziston.

E njëjta vlen edhe për ty, nëse je duke i thënë vetes: Unë jam e padobishme / unë jam i padobishëm. Ta dish se së shpejti ajo fjali do të të helmojë, e si rrjedhojë do të pushosh së jetuari, edhe pse ende mund të jesh gjallë, duke ngrënë, pirë etj.

Pra, mos u mundo të jesh e dobishme / i dobishëm! Mundohu të jesh vetja! Kjo duhet të të mjaftojë!

Autor: Paulo Koelo

Marrë nga “Dorëshkrimi i gjetur në Akra”

Përktheu: Arsim Jonuzi, 26 tetor 2017

Burimi: http://paulocoelhoblog.com/2015/01/05/do-you-feel-useful/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here