Mesi i shtrëngimeve

0
83
Mesi i shtrëngimeve

O i nderuar!
Po të drejtohem për një gjë që shpirtin ma ka ngushtuar…
Për një lëmsh që në lukth më është tubuar…
– për mosgjetjen e lumturisë së dëshiruar.

Hëm. Ndjenjë e njohur, prej së cilës askush s’ka shpëtuar…

Po a ka njerëz që e kanë tejkaluar?

Pak. Mësa kam mësuar,
nuk ka njeri që të paktën një herë kështu nuk është shtrënguar,
por disa shtrëngimet e njëjta pastaj ndryshe i kanë përjetuar.
Mbase do të thuash si?!
Unë jam këtu për të ta thënë atë që di.
Atë që e kam blerë me vuajtjen që po e niden ti.
Me vuajtje e kam blerë!
Se vuajtja soditëse të bën mirë dhe të hap çdo derë…
Dhe, ja, po ta them atë që ma pati thënë Mësuesi njëherë:

Në jetë janë pesë shtrëngime që na mbajnë të robëruar.

Shtrëngimi i parë janë të hollat, pa të cilat s’ka të jetuar.
Të hollat janë sendi i parë që na mungon, pasi të jemi formuar.
Për të holla bëhemi të gatshëm të dalim edhe përpara cilësdo tytë,
e pasi të na ndodhë, e arrijmë atë, por na vjen shtrëngimi i dytë.

Shtrëngimi i dytë janë të dashurit, për të cilët e me të cilët jetojmë.
Pasi t’i kemi përmbushur ata, sërish goditje pësojmë.
Tani kemi dy shtrëngime, prej të cilave arrijmë dikur të lirohemi,
por sakaq na vjen shtrëngimi i tretë që na bën të rirobërohemi.

Shtrëngimi i tretë është koha, që na gjakos vetëm duke na kaluar.
Sa mendojmë se me të holla e me të dashurit do të jemi të gëzuar,
na vjen koha përpara dhe pa mëshirë na lë të sakatuar.
Mbase kohën nuk duhet sharë, se ajo thjesht ka ligjet e veta,
dhe pak si tepër kaherë ankohemi, ç’është e vërteta!
Koha është një për të gjithë, se te askush nuk ka më shumë hatër,
mirëpo pastaj dikur te shumë njerëz shfaqet shtrëngimi i katërt.

Shtrëngimi i katërt janë ambiciet, që na e bën jetën më interesante,
por, me shtimin e elementeve, hapësira nuk mbetet konstante.
Asgjë mos ditsh nga matematika,
mësoje se shtimi e pakësimi e ndryshojnë atë që kishte fillimi.
Pas të hollave, të dashurve dhe kohës,
ndoshta edhe ndonjë ambicie do të realizojmë,
po edhe kjo ka çmimin e vet, që na bën vuajtje të shijojmë.

I fundit quhet shëndet, që s’i bëhet vonë të të lërë vetë.
Edhe ambiciet, pas të hollave, të dashurve e kohës mund t’i kemi
por në fund ne më nuk do të jemi ata që duhet të jemi.
Krimbat këmbë e krye do të na i hanë e nuk do të dimë se ku vemi…

Mbase mund në fund të jesh i kënaqur.
Por tash të holla a do të të kenë mbetur?
Nëse i ke të hollat, të dashurit a nuk të janë tretur?
Nëse i ke të dashurit, koha a nuk të ka shkuar?
Nëse kohën e ke, ambiciet a i ke realizuar?
E nëse krejt ambiciet janë tash gjallë, shëndetin a e ke, vallë?

Pra, fito të holla sa të mos lypësh e sa të mos nxihesh!
Rri me të dashurit sa për të mos të lënë e të mos u bezdisesh!
Kohën mos harro ta presh mirë, përndryshe ajo ty të pret!
Mos ki turli farë ambiciesh, të cilat në fund nuk do të vlejnë!
Dhe mos lejo këto të parat shëndetin të ta rrëmbejnë!

Arsim Jonuzi

19 #nëntor2016

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here