Kur vdesin njerëz të mëdhenj

0
83
Kur vdesin njerëz të mëdhenj

Njerëz të mëdhenj kur vdesin
Edhe një herë gjithfarëve u lënë vend,
Që për të thënë diçka mezi se presin
Qoftë për njeri, dukuri a send.

Për njerëzit, ta zëmë, kur përtej shkojnë
Pse thonë se humbje e madhe ndodhi, vallë?
Jo, zotërinj, u them të mendojnë,
Njerëzit mu kur vdesin fjala u bëhet më e gjallë!

Shfletojeni historinë e gjeografinë.
Thellohuni në kohë e zgjerohuni në hapësirë.
Shihni se kujt njerëzit kimetin ia dinë,
Askujt hiç, pos atij që është bërë për mëshirë.

Kur njerëzit vdesin, përherë thonë gjithfarët,
“Vaj, vaj, ç’na gjeti e u bë hataja”,
Po as një fjalë më parë s’ia kanë lexuar trutharët,
Po kukurisin ashtu, që të duken si dynjaja.

Mos e ndiq dynjanë, rri në hallin tënd,
Vaj, në daç, vajto, po një mos harro:
Bëje ashtu si duhet, jo ty si ta merr mendja!
Gjeja të gjithë fjalët e një nga një ia lexo!

Lot derdhen për hallvegjëlit, për ata që s’ua var kush,
Për të madhin është hipokrizi të mbahet zi!
I madhi duhet të lexohet, e jo të lotohet,
Se ashtu ngazëllehet në lartësi!

Arsim Jonuzi

4 shkurt 2017

Me rastin e vdekjes së Dritëro Agollit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here