Një copë mjerimi | shkruan: Gresa Livareka

0
218
Një copë mjerimi

Përderisa ke përzgjedhur njërën nga lokalet e Çarshisë për të kaluar ca çaste me shoqëri, duhet të jesh i përgaditur edhe për pjesën përbërëse të mjerimit të saj.
Para se të të ofrohet shërbimi nga kamarierët, brenda 5 minutave i ke të spostuar lypsarët…e që pa mos e futur dorën në xhep, vështirë se largohen duke provuar me uratat nga më të ndryshme se mos po ta thyejnë mendjen.

Dora do të zgjatet nga grupmosha të ndryshme, për qëllime të ndryshme , për disa jemi të informuar e për disa të tjerë jo…(të detyruarit nga varësia e narkotikës, të detyruarit prej prindërve të papërgjegjshëm, të kërcënuarit prej personave të ndryshëm)

Ndonjëherë kurreshtja e ndonjëherë goditja e emocioneve te forta bëjnë që unë t’i kyçem bisedës me rastet specifike të të panjohurve, duke marrë në konsideratë gjithmonë arsyen.

Të moshuar, të paaftë për punë, jo rrallë herë nuk hezitojnë të hapin bagazhin e historive trishtuese. Në xhepat e rrobave të vjetra u kërcasin ca nga monedhat e mbledhura, e në kokë u zhurmojnë kujtimet. Me ose pa arsye fajin adresojne tek institucionet shtetërore për gjendjen e tyre të mjerueshme.

Dikush në shenjë bamirësie do t’iu ofron aq sa ka , ndoshta një simite e cila do t’iu refuzohet… dhe në vend të saj do të ngulmojnë për para, por të shpeshta janë edhe rastet kur papritur dëgjon një zë rrenqethës nga mbrapa: “A mund të provoj pak nga akullorja jote ose pija jote?”

Disa nga voglushët do të veprojnë si xhuxhi (më i ri) i borëbardhës i cili bënte më shumë rrathë me qëllim që të merrte sa më shumë “puthje”, e disa të tjerë nuk do të duan para, por puthje të vërteta dhe shumë dashuri.

Më rastisi qe bisedën e fundit ta bëja me një voglush 8 vjeçar, që skishte bërë as edhe një ditë shkollë.
Pavarësisht qe fytyra e tij dukej e baltosur, rrobave të pluhrosura dhe një kapeleje të vjetër, ai ishte veshur me shumë stil.Kishte dhëmbë po aq të bardhë sa smund ti kurseja komplimentet.
Ishte një djalosh shume simpatik dhe vërtetë ngjyra e zërit të tij të prekte në zemër.

E pyeta në cilën klasë shkon, dhe pasi më tregoi se nuk shkon në shkollë, e befasuar e pyeta për arsyet!
Më tha se ndoshta mesuesja nuk do ta donte, se shokët nuk do të donin të loznin futboll me të, më tha se është vonë më për shkollë.
I thash si mund ti dish të gjitha këto gjëra pa e provuar!? Me tha se keshtu i kishin thënë disa njerëz më të rritur.
Me shoqen u përpoqëm ta bindnim për të kundërtën.
Kur ne e pyetëm se a e dinte alfabetin , na pyeti se cfarë është ajo? Nga habia e tij dukej se po degjonte për herë të parë.
Por ai na dëshmoi se shquhej me dhunti për matematikën. Filloi te mblidhte e të zbriste numra dy-tre shifrorë!

Pasi na tha se njëra nga ëndrrat e tij ishte të bëhej mësues…filloi ta merrte qëndrimin e mesuesit duke na pyetur: sa here një sekond ështe me i vogël se një minut?
Ne vazhdonim ta inkurajonim për t’ia ndezur deshirën, e ta bënim të besonte se shkolla ështe dicka e bukur dhe se për të realizuar endrrën e tij medoemos duhej të shkonte në shkollë.
Si duket iu duk shumë rrugë e gjatë kur i tregova se çfarë duhej të mbaronte për të arritur deri aty…më tha se do bënte edhe pak para në këtë mënyrë(sic po bënte tani) me qëllim që të krijonte mundësinë për të blerë diplomën. Edhe kështu bën apo?
Te gjithë pothuajse veprojnë në këtë mënyrë!-na tha

Por pyetja që vijoi pas, disi ia ndryshoi mendimet , kur ne e pyetëm se çfarë do t’iu mësonte nxënësve të tij pa i mësuar vetë disa gjëra?
Në ate moment reflektoi…ndoshta s’është vonë – tha, kam shokë që janë më të rritur se unë dhe i ke në klasë të parë…
Por sa për të mos e përfunduar bisedën, ai na rrefeu se kishte edhe një ëndërr tjetër, të bëhej kamarier!
Ne i tham se kjo është punë fisnike, por e këshilluam që endrra e tij të dilte pak nga kufiri qe i kishte venduar vetes…psh. nga sot e tutje të besonte se një ditë do të bëhej pronar lokali!
Filluan ti xixëllonin sytë kur ne i folëm për benefitet, gëzimi ishte aq i madh sa për një moment u ndje sikur vërtetë ishte pronar lokali.
Pyetjet e tij ishin të njepasnjeshme…a do ta kem mundësinë që atëherë të vishem i tëri bukur? Edhe kollare? Edhe a do te mund te blej llampe si kjo ketu e ketij lokalit? Edhe tavolina do te blej apo?
Ne te buzeqeshura , pohuam me koke!
Ai po vazhdonte…atehere do te kem shume shoke, do t’iu pres juve ne lokal, edhe do tju sherbej a po?
Po e vertete qe do te kesh shume shoke, do te na presesh neve , por sdo te na sherbesh , do te na shoqerosh ne tavoline si zoteri , ashtu siç je ulur tani.
Po i ngazëllenin sytë deri në momentin kur padashje preku flokët e vet, duke hequr kapelën tha, shiko flokët e mi nuk janë të bukur.
A po nuk janë të bukur,përsëriti!
I thash se flokët e tij skishin gjë të keqe, se nëse do të ishte më i rregullt në pastrim, më bukur do t’i kishte.
Kur të shkonte në shkollë e më pas të bëhej pronar lokali, më bukur do të jetë çdo gjë!

Nga ana tjetër një zë po thërriste emrin e tij, ishte nëna e tij!
U ngrita , iu afrova , e përgëzova për djalin e saj të mrekullueshëm. I thash se është mëkat nëse nuk e motivoni këtë çun, duhet ta dërgoni në shkollë!

E hutuar nga ajo çfarë po i thosha, ma ktheu me keqardhje, duhet të punojë, nuk ka kohë për shkollë, duhet ta mban shtëpinë.

Ishte e kotë nëse e zgjasja me tepër.
I lash përshëndetjen voglushit, me shpresën se do ta takoja përsëri!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here