Kontribuesi 1

0
79
kontribuesi 1

Kontribuesi 1 është një njeri tani për tani anonim, i cili është një student i mjekësisë, i cili disa njohuri të përgjithshme dëshiron t’i ndajë me lexuesit e këtij blogu.

Lexim të këndshëm!

Shënimi 1 | 10 nëntor 2017

A e keni vënë re se qeset me magnezium kanë në vete edhe B-complex?!

E kjo është kështu për shkak se kompleksi B (vitamina B6) janë vitamina te tretshme në ujë që shërbejnë si koenzime të enzimeve (katalizatorë biologjikë) që stimulojnë punën e neuroneve, ndërsa Magnezi i jep energji qelizave nervore. Kur këto të dyja bashkohen, puna e neuroneve është edhe më në nivel!

Shënimi 2 | 19 nëntor 2017

Shpeshherë kemi dëgjuar një këshillë prej mjekëve që kujdesi të jetë sa më i madh tek miniskuset (disqet) e gjunjve ose tek disqet e rruazave të kurrizit (vertebrave). Nga shkaku se dëmtimi i tepërt i tyre shpie deri te rreziku më i madh që duhet të zëvendësohet vetëm me intervenim kirurgjik ose disk artificial.

A thua valle pse? Nga shkaku se qelizat e këtyre kërcave (indet që mundësojnë lidhjen ndërmjet muskujve me eshtrat) nuk mund të rigjenerohen nga shkaku se nuk kalon arterie për ushqyerjen dhe shumimin e tyre! Po si arrijnë ato të ushqehen? Ushqyerja kryhet vetëm me anë të difuzionit (transportit te thjeshtë).

Si rrjedhojë, kini kujdes si veproni me keto dy qendra artikuluese! Dëmtimi i tyre nuk falet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here